Takim i Forumit të Gruas pranë BDI-së, dega Çair

Me datën 16 dhjetor, Forumi i Gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega- Çair, në lokalet e Resort Bushi, mbajti një takim me femrat anëtare dhe simpatizante të Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega- Çair.

Në takim morën pjesë gra nga të gjitha profilet dhe fushat profesionale, deputetet e Bashkimit Demokratik për Integrim, funksioneret e Komunës të Çair-it të cilat veprojnë në nivele të ndryshme të egzekutivit dhe nivelit komunal, femra të kyqura në sferën e arsimit, shëndetësisë dhe sektorëve të tjera.

Fillimisht, fjalën përshëndetëse e dha Kryetarja e Forumit të Gruas pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega-Çair, zonjusha Hatixhe Topalli, e cila i përshëndeti dhe u falenderua për pjesëmarrjen masovike dhe njëkohësisht foli për rolin e gruas në familje, në profesion dhe në shoqëri.

Në vijim u mbajt debat me deputetet aktuale Ermira Mehmeti dhe Kaltrina Azizi, të cilat e shpalosën eksperiencën e tyre në politikë dhe duke qenë femra aktive politikane u gjetën të ballafaquara me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet të cilat i dirigjon një shoqëri me karakter tradicional. Theks të veçantë i dhanë përkrahjes maksimale të femrave ndaj femrës dhe se ato duhet inkurajuar që të vazhdojnë me ndërtimin e kapaciteteve të tyre intelektuale.

Takimi i cili u realizua vu në dukje se përveç kuantitetit është prezent edhe kualiteti të cilin vet femrat e kanë dëshmuar vite me rradhë.

U dha mesazh i fuqishëm për të vazhduar më tej, me përpjekjet për të avancuar femrën sa më tepër, pa marrë parasysh sfidat dhe tentimet për të zbrapsur idealet e të qenurit të barabarta me meshkujt, në secilin segment jetësor.

Dhe në fund pasiqë edhe ndodhemi në prag të festave të fundvitit takimi mori edhe karakter kulturor në të cilën u lexua poezi e përzgjedhur duke e shoqëruar me tingujt e bukura të flautave. Takimi përfundoi me një koktej rasti në të cilin u dha mundësia për të shkëmbyer mendime dhe ide të ndryshme, të gjitha këto në frymën e tolerancës, barazisë dhe avancimit të gruas.

12360257_1177025965655681_8083421517770986008_n www.zhurnal.mk

scroll to top