Takim i liderëve për marrëveshjen e Përzhinos

Liderët e katër partive më të mëdha politike BDI, PDSH, VMRO-DPMNE dhe LSDM, sot duhet të mbajnë takim të ri në të cilin do të bisedohet për plotësimin e Marrëveshjes së Përzhinos nga 2 qershori/15 korriku.

Pritet, sipas paralajmërimeve partiake, që ata të bisedojnë për çështjet  të cilat kanë filluar, e të cilat dalin nga Marrëveshja e Përzhinos si zgjedhja e tre ekspertëve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe reformat mediale, por edhe të përqendrohen në çështjet tjera, gjithashtu lidhur me plotësimin e kësaj marrëveshje.

Liderët e BDI-së, Ali Ahmeti, VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe të LSDM-së Zoran Zaev për herë të fundit u takuan në Klubin e deputetëve më 5 nëntor. Në atë takim nuk ishte i pranishëm Menduh Thaçi nga PDSH.

scroll to top