Takim për blerjen e grurit në Ministrinë e Bujqësisë

Takim për përgatitje për blerjen e grurit nga rekolta vjetore do të mbahet sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Për blerjen e grurit nga korrja e këtij vitit ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski do të bisedojë me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e Odave Ekonomike (LOE) dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Oda e Agro biznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë para tre ditëve informoi se presin rendimente shumë më të vogla posaçërisht në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në rajone të caktuara të vendit madje nuk do të ketë as korrje.

scroll to top