Takimi Ahmeti – Zaev, ja për çka u bisedua

BDI-1.jpg

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka pritur sot në një takim pune në selinë e BDI-së në Tetovë, liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Ahmeti dhe Zaev diskutuan rreth formalizimit të procesit të formimit të Qeverisë së re reformuese të Maqedonisë dhe prioriteteve të shumicës së re në vend.

Dy liderët e koalicionit u dakorduan rreth parimeve të qeverisjes me c’rast përsëritën prioritetet e shumicës së re që përfshijnë reformat serioze në sundimin e së drejtës në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, integrimin e vendit në NATO dhe BE, Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e ekonomik bashkë me rritjen e standardit jetësor.

Një ndër prioritetet e qeverisjes do të jetë edhe integrimi i menjëhershëm i vendit në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE me c’rast palët u dakorduan për angazhim serioz në drejtim të realizimit të këtij synimi të përbashkët.

Pas harmonizimit parimor dhe programor, dy partnerët e koalicionit diskutuan edhe për ndarjen e resoreve dhe ranë dakord që kabineti i ardhshëm qeveritar ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm dhe të kualifikuar për ti prirë proceseve shumë të rëndësishme për vendin tonë.

scroll to top