Talibanët sulmojnë sërish! Caku ishte Ambasada e Spanjës.

Kryengritësit në Afganistan kanë sulmuar ambasadën e Spanjës në Kabul, por tani për tani nuk është bërë e ditur nëse ka viktima, kanë thënë zyrtarët.
Këtë informatë e ka konfirmuar edhe policia në Kabul. “Ambasada është sulmuar. Po mbledhim informata”, i ka thënë AFP-së zëdhënësi i Punëve të Jashtme i Spanjës. Agjencitë kanë raportuar se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qendër të Kabulit, pas së cilës janë dëgjuar të shtëna.

Reuters ka raportuar se janë në pyetje tre sulmues. Informata të pakonfirmuara nëpër rrjete sociale thuhet se janë vrarë dy persona.

scroll to top