Slider

Taravari në 2017: Do t’i largojmë kazinot, shikoni kazinot në 2021

Ç’farë tha dhe ç’farë nuk bëri Taravari për qytetin që e menaxhoi për katër vite duke shënjestruar tjerët por duke harruar veten e tij në një administrim që i dha një shëmti të skajshme Gostivarit duke nisur nga kazinotë që nuk i largoi dot, mbeturinat, qentë endacakë që morrën jetë njerëzish dhe infrastruktura e shumë çështje të tjera shkruan Tetovasot.

Taravari tha se bastoret do të jenë larg prej shkollës por problemi është se ato, pra bastoret akoma janë aty , afër, shumë afër shkollave

Ai tha se as që diskutohet se do të ketë ” Las Vegas” ,një tjetër premtim i tij, ndërsa kazinotë akoma janë në qendër të qytetit .
Ai tha se deponia është prioritet i Gostivarit dhe tha se flet për projekte konkrete por fotografia e trishtueshme e deponisë e demanton atë .Dallimi është se ai i premtoi këto para katër vitesh dhe tani është tjerër pamje në qytetin që e administron dhe kërkon madje edhe një mandat.Ai tha se do ti zgjerojë rrugët ndërsa qyteti është plot kaos urbanistik .
Me një fjalë Taravari premtoi shumë por pas katër vitesh qeverisjeje cdo gjë e demanton atë.Tetovasot

https://www.facebook.com/messenger_media/?thread_id=582771707&attachment_id=252110023472751&message_id=mid.%24cAAAAADxVrQiCGclGbV76IOXRMeq3

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button