Slider

Të enjten pritet të miratohet ligji për shtetësi

Ligji për shtetësi pritet të miratohet të enjten. Sot Komisioni Juridik-ligjvënës lexoi të gjitha amendamentet e propozuara gjatë shqyrtimit të tekstit në lexim të dytë. Opozita shqiptare pret që propozimi të mbështetet nga të gjitha subjektet politike në Kuvend.

Presim konstruktivitet nga të gjithë faktorët politik, përfshi edhe partitë opozitare maqedonase. Ky ligj është në interes të qytetarëve dhe jo në interes të subjekteve politike. Ne kemi thënë edhe më herët, ky ligj me patjetër duhet të kalojë”, tha Skender Rexhepi, koordinator i ASH-AAA-së.

Thirrjet e subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare për mos dekretimin e tekstit nga ana e presidentit, për shumicën parlamentare nuk kanë bazë. Sipas tyre, presidenti Stevo Pendarovski nuk ka pse të mos e dekretojë një ligj të propozuar nga Qeveria, përkatësisht ministri i Brendshëm, Oliver Spasovksi, aq më tepër kur i njëjti përmban yllin Evropian. Këto kërkesa të OJQ-ve opozita shqiptare i vlerëson të panevojshme.

Nuk ka pse. Presidenti është i zgjedhur nga të gjithë qytetarët dhe duhet të jetë në shërbim të tyre njëjtë. Nuk ka asnjë arsye më të vogël pse ai duhet ta pengon sjelljen e ligjit”, pohoi Skender Rexhepi, koordinator i ASH-AAA-së.

Debati në seancë plenare për këtë pikë mund të zgjasë dy ditë. Propozim-ligji për shtetësi është vendosur pikë e 9 në seancën e 47, përkatësisht pas rishikimit të buxhetit dhe rezolutës së propozuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button