Të gjitha formacionet si do luajnë ekipet në “Euro 2016” (Foto)

Ueb faqja e mirënjohur, “Goal.com”, në versionin e vet të gjuhës italiane, ka botuar sot top-formacionet, me të cilat mund të luajnë 24 skuadrat finaliste në “Euro 2016”.
Natyrisht, krahas emrave, është skicuar edhe moduli i lojës për çdo kombëtare, e cila ka fituar të drejtën të jetë në Francë, verën e vitit të ardhshëm. Mes tyre figuron edhe Shqipëria, e cila, sipas “Goal.com”, do të luajë me skemën 4-5-1.

Me mbarimin e ndeshjeve të “play-off”-it, tabloja e 24 skuadrave finaliste të “Euro 2016” është e plotë. Të gjitha vazot përkatëse janë të kompletuara dhe tashmë presin shortin e 12 dhjetorit në Paris, për të mësuar kundërshtarët në “Francë 2016”.

Albania-653x420

Ukraina, Irlanda, Suedia dhe Hungaria janë katër skuadrat që hyjnë nga “dritarja”, nëse mund të shprehemi kështu, në finalet e këtij kompeticioni. Më 12 dhjetor, në orën 18:00, në Paris, do të organizohet ceremonia e hedhjes se shortit, për ndarjen e 24 skuadrave finaliste në 8 grupe.

Franca, si vend organizator, automatikisht renditet si e para në Grupin A. Shqipëria është e parafundit, në grupin 4, duke pasur pas vetes vetëm Irlandën e Veriut.

Shorti i fazës finale (grupet)

Të shtunën, më 12 dhjetor, në Paris, Francë. Do të jenë katër vazo me nga gjashtë ekipe secila. Në vazon e parë, bashkë me Spanjën, kampione e Europës në fuqi, do të jenë pesë ekipe të tjera, që quhen koka grupi.

Në total, 24 ekipet do të ndahen në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Kualifikohen për në 1/8-t e finaleve dy skuadrat e para dhe katër vendet e treta më të mira.

Faza me grupe do të luhet më 10-22 qershor, 1/8-t e finaleve më 25-27 qershor, çerekfinalet më 30 qershor-3 korrik, gjysmëfinalet më 6-7 korrik dhe finalja më 10 korrik.

formacionet-si-do-luajn-euml-ekipet-n-euml-ldquo-euro-2016-rdquo-foto_hd

angli

austri

belgium(1)

cekia

frence

gjerman

hugary

ir veriore

irlanda

islanda

italia(1)

korcia

polobnia

potugal

rumani

rusia(2)

sllovaki

spanja

suedi

turkwy

uellsss

ukra

zvicfraT

scroll to top