Teleskopi më i Fuqishëm në Botë

A ka jetë përveçse në Tokë?  Shkencëtarët janë duke bërë çdo përpjekje për të gjetur një përgjigje për këtë pyetje – duke përdorur një nga radioteleskopët më të avancuara në botë, në Green Bank, SHBA.

Në zonën malore të shtetit West Virginia, në Green Bank, ndodhet radio-teleskopi Robert C. Byrd, më i fuqishmi i këtij lloji në botë.
Manaxheri Michael Holstine thotë se teleskopi zë një sipërfaqe reflektuese shumë të madhe, afër 1 hektar, thuajse sa një stadium futbolli.  Teleskopi është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe mund të kapë sinjale nga më të lehtat, siç është goditja që i shkaktohet tokës nga rënia e një floku dëbore.

Teleskopi Green Bank ose GBT hyri në internet në vitin 2000 dhe është një nga dy teleskopët kryesorë të  një nisme dhjetë-vjeçare prej 100 milionë dollarësh e ndërmarrë nga manjati rus Yuri Milner dhe shkencëtar britanik Stephen Hawking për të kërkuar për jetë inteligjente në Gjithësi.

Drejtoresha e qendrës Karen O’Neil thotë se kjo është përpjekja e parë e bashkërenduar për kërkimin e sinjaleve jashtëtokësorë.
Përderisa radio-teleskopët janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj valëve të radios, Komisioni Federal i Komunikimit ka krijuar një zonë prej 34 mijë kilometrash katrorë në Green Bank, ku ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonëve celularë dhe pajisjeve të tjera radiofonike.

scroll to top