Tensione në kufi me Greqinë, policia bën kordon emigrantët bllokojnë hyrjen

Policia greke mundohet që të krijojë një kordon që të lëshojë emigrantët nga Siria, Afganistani dhe Irani por emigrantët kanë bllokuar hyrjen dhe nuk lejojnë askush të kalojë. Ato gjuajnë me gurë por policia speciale greke bën thirje në gjuhën angleze që të hapet rruga, njofton Tetovasot.

Një grup prej 40 emigrantëve të irituar ka bllokuar hyrjen dhe sulmon policinë. Policia maqedonase është e pregaditur mirë por duke mos reaguar e vetëm duke parë situatën nga larg. Për momentin mbi 3000 emigrant janë të bllokuar në kampin e improvizuar tek Idomeni në Greqi, mes tyre ka shumë mosmarveshje dhe rrahje cdo ditë.

scroll to top