Tërmeti 7.2 ballë godet Taxhikistanin

Një termet në madhësinë 7.2 ballë ka ndodhur në Taxhikistan duke i dërguar dridhjet në Pakistan dhe Indi.

Termeti që ka ndodhur në Taxhikista, në vlerën prej 7.2 ballëve, ka dridhur ndërtesat deri në kryeqytetin e Indisë, Neë Delhi dhe në Pakistan, thuhet në një studim gjeologjik të SHBA-ve, e konfirmojnë dëshmitarët, raporton Al Jazeera, transmeton lajmi.net

Epiqendra e termetit ka qenë 111 km në jug-perëndim të Karakulit, një vend malor i banuar shumë pak.

Zëdhënësi i Komitetit për Emergjencë i Taxhikistanit ka thënë se nuk ka informacion për viktima apo ndonjë dëm të shkaktuar, transmeton lajmi.net

Një banor i Dushanbeut ka thënë për Reuters se dridhjet janë ndier edhe në kryeqytet, por i ka përshkruar ato si mesatare.

scroll to top