Terrori në Paris, ja kakimazi i tretë që hodhi veten në erë në Bataclan (Foto)

Policia franceze ka identifikuar kamikazin e tretë që në 13 nëntor, në natën e terrorit në Paris hodhi veten në erë në teatrin Bataclan, duke shkaktuar vdekjen e 90 personave.

Sipas mediave lokale bëhet fjalë për një xhihadist të ri nga Strasburgu, që kishte shkuar në Siri në vitin 2013 dhe ishte pranë Fares Mourad, një nga rekrutuesit e xhihadistëve në Francë.

“ Le Parisien” raporton sot se ai quhet Mohamed Fouad-Aggad dhe ishte 23-vjeç.

Vëllai i tij më i madh Karim, 25vjecar është gjithashtu me precedentë pas kthimit nga Siria. Ata janë pjesë e një familjeje me 4 fëmijë nga një povincë pranë Strasburgo.

Dy bashkëpunëtorët e tjera janë identifikuar si Samy Amimour e Ismawl Omar Mostefaï.

scroll to top