Tetovë: Nusja rreh vjehrrën 77 vjeçare

77 vjeçarja B.B nga Tetova, dje ka raportuar se derisa ishte abuzuar psiqikisht dhe fizikisht nga nusja e saj 42 vjeçare C.B., të cilat kanë jetuar bashkë në një banesë, njofton SPB-Tetovë.

Më datë 10 të këtij muaji në orët e pasdites, C.B., ka sulmuar fizikisht vjehrën, duke e goditur me grushta në kokë dhe në trup, ku i ka shkaktuar lëndime trupore.

E paraqitura C.B. është thirrur, është diskutuar me të për të marrë masa dhe veprime për zgjidhjen e plotë të rastit, kurse për të do të ketë shkresë të duhur.

scroll to top