Tetovë, së shpejti ndërtimi i objektit për “LEAR CORPORATION

Në Zonën Industriale Zhvillimore teknologjike të Tetovës tashmë janë nënshkruar katër marrëveshje me katër kompani.Në mesin e tyre është edhe kompania e mirënjohur amerikane në lëminë e industrisë së automobilave LEAR CORPORATION.Është cështje ditësh, fillimi I ndërtimit të objektit të kësaj kompanie në Zonën Industriale Zhvillimore teknologjike të Tetovës, që të bëhet transferimi nga Gostivari, njofton Tv Art, percjell Zhurnal.

Lear Corporation më 16 Korrik të këtij viti firmosi marrëveshje me Kompaninë Normak-investment Grup, e cila menaxhon me Zonën Industriale Zhvillimore teknologjike të Tetovës. Marrëveshja ngërthen edhe një pjesë të këtij investimi të përbashkët.

“Kompania Lear tashmë ka bërë punësimin e stafit të parë në këtë korporatë, respektivisht deri më tani janë punësuar 40 punëtorë, nga të cilët 24 janë punëtorë që drejtpërsëdrejti janë të trajnuar sepse kanë kaluar edhe dy faza të trajnimit deri më tani, për prerjen dhe qepjen e stofave të ccilët do të përdoren në fazën e prodhimit të kësaj kompanie – thotë Arben Halili – Drejtor i Përgjithshëm i NORMAK INVESTMENT GROUP.

Drejtori i kompanisë amerikane LEAR CORPORATION , Rafael Kagliardi, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes pati potencuar se faktorët si lokaliteti i përshtatshëm, aftësia për gjetjen e partnerëve të biznesit dhe bindja se këtu do të gjejnë njerëz të vyer dhe të kualifikuar, ka detyruar këtë kompani të investojë në Zonën Industriale Zhvillimore teknologjike të Tetovës.

“Presim shumë shpejt të rritet edhe numri I punëtorëve të tjerë në kuadër të kësaj korporate, të cilët për momentin kanë filluar me fazën e parë të prodhimit në Gostivar dhe presim që kjo shifër të arrijë deri më 300 punëtorë në këtë fazë, derisa të kompletohet ndërtimi I objketit të kompanisë LEAR në kuadër të Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë – shprehet Arben Halili.

Në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës deri më tani janë nënshkruar katër marrëveshje me kompani të ndryshme, mes të cilëve edhe me kompaninë amerikane LEAR CORPORATION, kompani e cila pritet që nga Gostivari të transferohet në hapësirat e Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë.

-Është çështje ditësh fillimi I ndërtimit të objektit.Pasi të përfundojë ndërtimi I objektit për Kompaninë Lear në kuadër të Zonës së Lirë Ekonomike në Tetovë, pritet që të njëjtit të transferohen në këtë Zonë – thotë Drejtori I Përgjithshëm I Normak Investment Group,Arben Halili.

Lear Corporation është një ndër furnizuesit kryesorë të sediljeve për automjete dhe të sistemeve të shpërndarjes elektrike. Lear Corporation , numëron reth 130,000 të punësuar në gjithsej 34 shtete të botës.Në Zonën Industriale zhvillimore teknologjike të Tetovës ky numër duhet të arrijë 2500 punëtorë.

scroll to top