Teuta Arifi: Do të jemi në krye të procesit për zgjidhjen e problemit të ndotjes

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi u ka dhënë mbështje protestave të sotme dhe të nesërme kundër ndotjes së ajrit në Tetovë. “Jugohromi, apo ndotësi i cili po kryen gjenocid ekologjik mbi qytetarët tanë, nuk është në teritorin e Komunës së Tetovës. Masat e tjera të kontrollit ndaj industrive të rënda në këtë rast fatkeqsisht janë nën kompetencën e qeverisë, prandaj duke mos hequr pëgjegjsinë për pjesën tonë, nuk mund të mos theksojnë fokusimin e pa drejtë të këtij problemi vetëm tek Komuna e Tetovës”, thekson Arifi, njofton TetovaSot
“Komuna e Tetovës edhe njëherë shpreh përkrahjen e saj për protestat e ditës së sotme dhe të nesërme, dhe vlerësojmë se një shprehje dinjitoze e vullnetit të qytetarëve për një brengë të cilën të gjithë së bashku e ndajmë, paraqet parakushtin themelor për vitalitetin e një shoqërie demokratike, e cila zgjodhi me plot të drejtë të ngris zërin, në momentet kur asaj i privohen të drejtat themelore, në këtë rast e drejta për ajër të pastër”, thekson kryetarja Teuta Arifi.
Ajo gjithashtu ka theksuar se “shprehim gjithashtu, keqardhje për ofendimet, gjuhën e urrejtjes si dhe hedhjen e objekteve të forta drejt komunës nga një grup i caktuar, duke theksuar se ky veprim nuk i shkon për shtati kauzës ekologjike të protestës”. Komuna, ka theksuar Arifi, ju siguron se ka dëgjuar zërin qytetar që në fillim të shfaqjes së këtij problemi, kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim një sërë masash të luftojmë ndotjen, dhe duam të bëjmë me dije se do të jemi në krye të një procesi ndër institucional, për të gjetur kanalet dhe për të bërë presionin e nevojshëm sëbashku, drejtë zgjidhjes së këtij problemi.

scroll to top