Thaçi e quan Ziadin Selën ateist dhe të droguar

sela-thacii.jpg

Menduh Thaçi ka qenë shumë i ashpër ndaj Alternativës se si parti finansohet me para të dyshimta nga vende të lindjes së mesme, ndërsa kreun e ASH-së, Ziadin Sela e quajti ateist dhe të droguar. E ofendimet nuk i kuresu as për kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kreu i PDSH-së për gjatë gjithë emisionit shumë pak elaboroi programin e  kësaj partie që do të del në zgjedhje  për të garuar, por Thaçi si gjithmonë vendosi të zgjedh fjalët nga më të ndyrat për të njollosur kundërshtarët e tij politik.

Ai madje nga ashpërsia që kishte ndaj kundërshtarëve të tij politik gjatë emisionit vendosi të heq edhe sakon që kishte veshur për emision./Zyrtare.net/

scroll to top