Thaçi padit Bahtirin (VIDEO)

thaci-thaci.jpg

Vetëm brenda një jave, janë 4 kallëzime penale e dërgesa në Kushtetuese që i bënë për njëri-tjetrin.

Pasi Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Prokurorisë Themelore të Prishtinës, për deklaratën për mosrespektim të masave qeveritare ndaj virusit Korona, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ktheu me të njëjtën monedhë. Madje duke iu drejtuar direkt, kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Këtij i kërkoi ta ndjek penalisht kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, ;pasi që  më 30 mars, në një intervistë direkte televizive, tha se mosshpallja e zgjedhjeve nga presidenti, pas rrëzimit të qeverisë, mund të shpie në vëllavrasje, njofton Klan Kosova.

Në letrën dërguar Lumezit, Thaçi ankohet se familja e tij ndihet e kërcënuar nga deklarimi i Bahtirit, teksa ky ka përhapur urrejtje, që me Nenin 141 të Kodit Penal cilësohet vepër penale.

scroll to top