Thirrje e re për mësim falas të gjuhës angleze zyrtare për 200 të papunësuar

 Është shpallur thirrje e re publike edhe për një trajnim falas për 200 persona të papunë për gjuhën angleze zyrtare, kumtoi sot zëvendësministri plotësues i Punës dhe Polikës Sociale, Dime Spasov pas vizitës në Qendrën për gjuhë të huaja në Shkup.

Siç sqaroi Spasov, edhe këtë herë trajnimi do të realizohet përmes Agjencisë për punësim, do të zgjasë tre muaji intensivisht ose gjithsej 45 orë, ndërsa pas përfundimit të saj  është paguar edhe certifikim, përkatësisht provim për marrjen e certifikatës së njohur ndërkombëtare nga Universiteti i Kembrixhit, valid te çdo punëdhënës.

Viteve të fundit rreth 7.600 persona i kanë vizituar trajnimet për gjuhë të huaja dhe kompjuterë, ndërsa 3.600 prej tyre pas përfundimit janë punësuar.

Për vizitë të trajnimeve për shkathtësi kompjuterike janë liruar 700 vende, ndërsa për gjuhë të huaja 400.

“Të papunësuarit ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të aplikojnë dhe t’i vizitojnë trajnimet. Buxheti i siguruar për këtë destinim është rreth 10 milionë denarë”, apelon Spasov.

Drejtori i Agjencisë për punësim Vllatko Popovski i cili ishte në shoqërim të Spasovit, potencon se prioritet është ndjekja e kërkesave të të papunësuarve.

Në periudhën në vijim, të gjithë të papunësuarit që duan të mësojnë gjuhë të huaja dhe të trajnohen për IT shkathtësi të përgjithshme, do të mund të paraqiten në Agjenci dhe menjëherë  kur do të krijohet grupi i nevojshëm minimal, trajnimet do të mbahen në qytetet adekuate prej ku janë paraqitur.

Drejtoresha e Qendrës për gjuhë të huaja Valeria Stojçevska u falënderua për besimin e Ministrisë dhe Agjencisë, duke theksuar se do të vazhdojë me sigurimin e mësimit cilësor që është, tha, gjë e njohur për këtë institucion.

Faza e parë e trajnimit për të papunësuarit filloi në maj të këtij viti, ndërsa përveç gjuhës angleze mësohen edhe gjuha frënge dhe gjuha gjermane. Mësimi zbatohet në shumë qytete të Maqedonisë, Kërçovë, Strumicë, Probishtip, Veles, Kumanovë…

scroll to top