Thyen rekordin duke u ngjitur për të shtatën herë në Everest

Punonjësja e dyqanit me mallra të konsumit të gjerë Lhakpa Sherpa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është ngjitur në malin Everest për të shtatën herë, duke thyer rekordin personal të ngjitjes më të suksesshme në botë në majën më të lartë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sherpa ishte pjesë e ekspeditës 18-anëtarëshe e cila të premten në mëngjes, arriti në majën më të lartë nga ana e veriut, ka konfirmuar Rajeeb Shrestha nga agjencia “7 Summits Advanture”, me seli në Katmandu, kryeqytetin e Nepalit.

Alpinistja ishte ngjitur gjashtë herë në Everest midis viteve 2000 dhe 2006, para se të shpërngulej në SHBA.

scroll to top