Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë, policia jep detaje

Policia-640x358-640x300.jpg

Mbrëmjen e së shtunës, Prishtina ka qenë e mbushur me tifozë që kanë ardhur nga Anglia për ta përkrahur ekipin e tyre në lojën që do ta ketë sot me Kosovën në “Fadil Vokrri”. Mirëpo disa prej tyre edhe janë përleshur

Anglezët janë mahnitur me mikpritjen që e kanë gjetur në Kosovë, mirëpo duket se kanë pasur telashe me njëri-tjetrin.

Express mëson se disa tifozë anglezë janë përleshur në mes vete mesnatën e kaluar në Prishtinë.

Madje në këtë rast ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

“Është raportuar një rast I mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet djalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”, kanë thënë nga policia për Express.

Nga kjo përleshje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndryshe, Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2020, mirëpo në rast se nuk fiton kundër Kosovës rrezikon të mbetet në grupin e vdekjes e garën e verës – me Portugalinë e Belgjikën.

Kosova e pret Anglinë të dielën në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikues për EURO 2020. Humbja kundër Kosovës do të bënte që Anglia të rrezikonte të mbetet e dyta në Grupin A, pas Çekisë, transmeton Gazeta Express.

Gjashtë nga dhjetë fituesit e grupeve kualifikuese për Evropian do të radhiten në vazon e parë, gjë që ua mundëson atyre të përballen me Kombëtare më të dobëta në letër në fazën e grupeve të EURO 2020.

Nëse Anglia fiton kundër Kosovës të dielën, atëherë ka shumë gjasa të jetë në mesin e atyre gjashtë skuadrave. Por, nëse mbetet në vazon e dytë, shorti i 30 nëntorit mund të jetë mjaft stresues për anglezët.

Nëse përfundon në vazon e dytë, Anglia rrezikon të jetë në grupin e vdekjes në EURO, ku mund të përballet me kampionen në fuqi të Evropës, Portugalinë – që e fitoi këtë turne para katër vjetëve falë ndihmës së Cristiano Ronaldos.

“Tre Luanët” e Gareth Southgate rrezikojnë të përballen edhe me Belgjikën, që e mposhti Anglinë dy herë gjatë Kupës së Botës 2018 – 1:0 në fazën e grupeve dhe pastaj 2:0 në play-offin për vendin e tretë të turneut.

Megjithatë, se kush do të jenë kundërshtarët e Anglisë me të vërtetë në fazën e grupeve të Evropianit do të zbulohet pas 15 ditësh, në Bukuresht të Rumanisë, ku do të mbahet shorti.

scroll to top