Tmerrohet Rusia: SHBA-ja ka 200 avionë me bomba atomike nga Belgjika deri në Turqi! (VIDEO)

SHBA posedon 200 avio-bomba bërthamore në Belgjikë, Itali, Holandë, Gjermani dhe Turqi. Për këtë ka paralajmëruar ministri i Mbrotjes ruse, Srgej Shoigu, i cili theksoi se “për momentin parashikohet riaktivizimi i tyre”.
Ministri i Mbrojtjes theksoi se në shkallë të gatishmërisë së ndryshme janë rreth 310 avionë, të cilat mund të ngarkohen me këto bomba, ka raportuar kanali televiziv ushtarak rus “Star”, transmeton TetovaSot.
Shoigu ka komentuar edhe për ekspanzionin e kontingjentit të NATO-s në Evropë.
Sipas tij, numri në Baltik, Poloni dhe Rumani është rritur për 13 herë.
“Vetëm këtë vit avionët në këto tre shtete janë rritur për 8 herë, dhe ushtarët – 13”, tha Sergej Shoigu. Sipas tij në baza ka 300 tanke dhe automjete të blinduara.

scroll to top