Tornado vdekjeprurëse godasin jugun e SHBA-së

trd.jpeg

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e disa stuhive që kanë nxitur tornado dhe përmbytje në disa shtete në jug të Shteteve të Bashkuara.

Erërat e forta kanë prekur shtetet si Luiziana, Teksas dhe Misisipi.

Të dielën, Agjenda për Menaxhimin e Emergjencave në Misisipi ka konfirmuar vdekjet në të trija shtetet.

Në Luiziana, një numër i shtëpive janë shkatërruar, ndërkohë që Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për stuhi të mëdha në Misisipi, Allabama dhe Xhorxhia.

Aktualisht vendet publike të strehimit janë mbyllur për shkak të masave të izolimit të vëna pas përhapjes së koronavirusit të ri.

Njerëzve u është thënë që të përcjellin udhëzimet për distancim fizik nëse do t’iu duhet patjetër që të strehohen në ndonjë institucion publik siç janë shkollat.

Guvernatori i Allamabas, Kay Ivey ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të dielën, e cila ka pezulluar masat që do të mund të parandalonin mbledhjen e shumë njerëzve në hapësira publike.

scroll to top