“Tortura” e patave për “foie gras”

Të gjithë e njihni dhe keni shijuar pjatën e famshme franceze, “foie gras”, mëlçinë e yndyrshme të patës. (Në mos e keni shijuar duhet të keni dëgjuar për të). Por ndoshta nuk e dinit se për shpendët e gjorë nuk është aq e lehtë. Atyre ju duhet të mbiushqehen, në mënyrë që mëlçia e tyre të arrijë përmasën e duhur. Kështu rosakët meshkuj ushqehen dy herë në ditë, duke ju hedhur nga 1 kilogram grurë, i cili me anë të një tubi ju shkon direkt e në fyt. Ata ushqehen 10 herë më shumë nga sa ushqehet një rosak normal. Kjo i bën ata të paaftë për të qëndruar në këmbë pasi mëlçia e tyre bëhet aq e madhe dhe e dhjamur sa u shtyp pjesën tjetër të barkut. Nga stresi, rosakët shkulin puplat e tyre ose zihen me rosakët e tjerë.

scroll to top