Tottenhami i ofron 25 milionë euro për Muriqin

Muriqi.jpg

Nënkampioni i Evropës është njëri prej klubeve më të interesuar për sulmuesin kosovar, të cilin e do edhe Lazio

Tottenhami është njëri prej klubeve më të interesuar për Vedat Muriqin.

Nënkampioni evropian e do me ngulm sulmuesin kosovar.

Dhe, mediumi turk “Fanatik” shkruan se “Spurs” e kanë bërë gati tashmë ofertën zyrtare për prizrenasin, përcjell Gazeta Express.

Klubi anglez i ofron 25 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit kosovar, të cilin e sheh si alternativë të Harry Kanet.

Kjo shumë do të ishte e kënaqshme për Fenerbahçen, e cila është në krizë financiare.

Lazio ndërkohë flitet se i ka ofruar 20 milionë euro për 25 vjeçarin.

Muriqi i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 6 asistime në të gjitha kompeticionet këtë sezon deri tash.

Futbollistin kosovar e duan edhe Napoli, Manchester United, Leicester City, Newcastle United, Burnley e Brighton. /Gazeta Express/

scroll to top