TRAJNERI QË SOLLI NË KOSOVË SHUMË MEDALJE TË ARTA ADERON NË AAK

driton-Kuka.jpg

Driton Kuka, trajneri i xhudos i cili i solli shumë medalje të arta Kosovës tashmë ia ka mësyer edhe politikës. Kuka përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se tashmë kontributin e tij do t’a jap edhe në politik, rrjedhimisht në partinë e Ramush Haradinajt. 

Kuka ka treguar edhe arsyet pse ka zgjedhur AAK për të qenë pjesë e saj.

“Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë.Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z.Ramush Haradinaj. Këto parime ishin vendimtare që ti bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar Kuka, përcjell Insajderi.

Mes tjerash, Kuka ka shkruar se Kosova është mbi të gjitha.

scroll to top