Transplanti në Shqipëri, Spahiu: Të ndryshojë ligji

Rritja e nivelit të disa sëmundjeve dhe aksidentet kanë sjellë rritje të kërkesave për transplant.

Pacientët në Shqipëri ndeshin me dy pengesa për të kryer këtë ndërhyrje: së pari përveç transplantit të veshkave, transplantet e tjera nuk kryehen në spitalet publike; së dyti dhuruesit e organeve duhet të jenë vetëm familjarët.

Për të mos e kushtëzuar këtë nevojë vetëm tek antarët e familjes deputetja e mazhorancës, Klodiana Spahiu propozoi ndryshime në ligjin ekzistues.

Klodiana Spahiu: “Ne në ligjin tonë për transplantet, transplanti kryhet vetëm nga familjarët, domethënë nuk pranohet dhurimi nga të tjerë. Ka ardhur ndoshta momenti që edhe ne ashtu si vende të tjera përreth nesh, ai që mund ta nënshkruajë një kontratë që nëqoftëse ndodh një aksident,është i gatshëm të dhurojë një organ, kjo gjë duhet të realizohet.”

Në komisionin e Shëndetsisë u diskutua ratifikimi i Konventës së Këshillit të Evropës kundër trafikimit të organeve njerëzore. Zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea mohoi të ketë raste të trafikimit të organeve brenda dhe jashtë vendit.

Elona Gjebrea: “Autoritet e ministrisë së brendshme mohojnë të ketë raste të trafikimit të organeve njerëzore brenda dhe jashtë vendit. Por, me ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës synohet edhe parandalimi. Deputet e komisionit të shëndetësisë kërkuan ndryshim të ligjit të transplanteve ku të përfshijë edhe familjarët si dhurues.Në Shqipëri nuk ka pasur asnjë rast të tillë dhe në Europë janë shumë raste të pakta, sipas të gjitha informacioneve që ne kemi përfshirë edhe policinë e shtetit apo edhe ndonjë informacion që mund të na vijë nga vendet partnere me të cilat neve kemi bashkëpunim.”

Buxheti i shtetit për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikut për vitin 2016 është parashikuar të jetë 70 mijë euro.

scroll to top