Tre Ministrat e Arsimit nënshkruajnë dhe bashkohen në Ditën e Alfabetit!!!

Sot, me 22 nentor 2015, nën patronatin e Zevendeskryeministrit Z. Musa Xhaferi, në shtëpinë e Muzeut të Kongresit të alfabetit u nënshkruan programet ekzekutive për sferën e arsimit dhe shkencës në mes Republikës së Maqedonisë – Republikës së Shqipërisë -Republikes se Kosoves. Kjo nismë vjen në kohë të duhur dhe në vendin e duhur, duke paraqitur shembullin se si një komb nuk mund të ndahet nga kufijtë.
Një nismë e tillë është përfolur prej kohësh, mirëpo tani erdhi koha që të fillohet me projektin e programeve të përbashkëta mësimore, transmeton ilirianews.mk.

scroll to top