KosovëLajme

Tre të arrestuar si shkak i dhunës në familje

Një burrë nga Obiliqi është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ka marr trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në Lipjan, policia ka arrestuar një burrë me probleme psikike pasi kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në QKUK.

Policia gjithashtu ka arrestuar një burrë nga Fushë Kosova i cili kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Sipas tyre, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në Viti. Policia ka arrestuar një burrë i cili pas një mosmarrëveshje verbale me një grua e kishte sulmuar fizikisht atë.

Policia potencon se, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button