Tri raste të reja të të prekurve nga fruthi

mjek.jpg

Tre raste të reja të të prekurve nga fruthi janë regjistruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup. Bëhet fjalë për dy fëmijë dhe një të rritur. Bashkë me tre rastet e fundit numri i të hospitalizuarve shkon në 26, ku pacienti më i ri është foshnje tetë muajshe ndërsa pacienti më i rritur është grua e moshës 43 vjeç, nënë e njërit nga fëmijët e prekur.

Deri sot, vaksinën kundër fruthit e kanë pranuar 2008 persona, ndërkaq vetëm gjatë ditës së sotme numri i atyre që kanë pranuar këtë vaksinë është 104. Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që fëmijët të cilët nuk e kanë pranuar vaksinën kundër fruthit ta marrin të njëjtën, ndërkohë që kanë paralajmëruar se pas fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor, ekipet e Qendrave të shëndetit publik do të fillojnë vaksinimin e fëmijëve nëpër shkolla.

Nga Ministria e Arsimit ende pa vendim nëse do të shtyjnë fillimin e procesit mësimor, si masë për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të fruthit.

scroll to top