Tridhjetë e gjashtë shkronja

Opinion: Bekim Sherifi
(student i fakultetit Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës )

– I pari, Gjon Buzuku ,me Mesharin frymoi shqip…
– Fan Noli, Anës lumenjve qante për Shqipërinë…
– Lahuta e Fishtës na shpjegon se çfarë ndodhi në urën e Rrzhanicës…
– Hafëzi nga Korça me alfabetin e Manastirit thuri 7 ëndrrat për Shqipërinë…
– “Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar”– tha Naimi… ”
– Medet! Nga dheu s’ngrihej më ai!” –vajtonte Skënderbeun, De Rada..
– Ndre Mjeda me këto shkronja hiqte mallin për Shkodrën e tij…
– Mirditasi Pashko Vasa I irrituar bërtiste: “O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi?!”
– Gjuha shqipe shungullonte Mjedën…
– Kristoforidhi i shërbente gjuhës shqipe…
– Edhe Hoxha Hasan Tahsini I shërbeu gjuhës shqipe me fanatizëm…
– “S’na lënë dhe ne të tjerët , të dalim nga gjum’i errët” – thonte vazhdimisht Konica..
– Çajupi na mësoi dashurinë mbi mëmëdheun…
– Asdreni na la porosinë kolosale: “Të qëndrojmë të bashkuar…”
– “Si shqiptarë që jemi, shqip ne duhet të mësojmë dhe Zotin, të drejtë kemi, në gjuhën shqipe ta lëvdojmë” – na tha Petro Nini Luarasi…

Kombi ynë ka kaluar në shumë procese historike duke përballuar luftëra, varfëri, mërzi, vëllavrasje e shumë çka. Populli ynë është populli më i pastërt, këtë e vërteton historia jonë e lavdishme me momente gëzimi e hareje dhe momente dhimbje e mërzie. Është një greminë e tërë që na dallon prej të tjerëve, me argumente të thella për logjikën dhe arsyen e një personi të shëndoshë. Krahas asaj se nëpër çfarë momente historike po gjendemi si komb, duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe unifikuar për të përballuar provimet e rradhës si komb i cili gjithmonë ka ditur ti jap ato. Optimizmin nga pesimizmi e ndan një vijë e hollë, por parimisht duhet të qëndrojmë ne rrugën tonë, në rrugën e të parëve tanë, në rrugën e kolosëve tanë, në rrugën e heronjve tanë.
22 nëntori , praktikisht është simboli I unifikimit mbarëkombëtar dhe si i tillë duhet të çmohet dhe nderohet në mënyrën më të mire. Një proverb japoneze thotë: “Kush nuk di të respektojë veten nuk mund të respektojë as të tjerët”, kështu që duke respektuar dhe nderuar kulturën tonë të pasur do të arrijmë në majën e suksesit kombëtar.

URIME DITËN E ALFABETIT TONË!
“Me të tjera gjuhë edhe mund te flasë, po kur më dhemb shpirti, vetëm SHQIP bërtas!”

scroll to top