Triumfi i Shqipërisë në Grupin C4, rregulli “bombë” për kualifikimin në Kampionatin Botëror

auto_Kukeli-Vila-Bogdani-Cani-Ujkani-ne-Shqipei-Qipro-3-11497993952.jpg

Shqipëria arriti objektivin duke fituar vendin e parë në Grupin C4 të Ligës së Kombeve, në edicionin e dytë të saj, 2020-2021. Në bazë të rregullit të përgjithshëm të këtij kompeticioni, i krijuar për të zëvendësuar miqësoret, kuqezinjtë në edicionin e tretë do të ngjiten në Ligën B.

BENEFITET 

Për ta bërë tërheqës këtë kompeticion, UEFA e ka caktuar atë si një garë me fitues në fund. Në edicionin e parë, Portugalia u shpall fituese. Duke qenë se edicioni i parë ishte si parapritë e “Euro 2020”, katër fitueset e secilës ligë (A, B, C, D) përfituan një biletë për në “Euro 2020”, pasi dolën të parat në grupin përkatës, fituan ndeshjen gjysmëfinale dhe më pas finale të fazës “play off” (shembulli i Maqedonisë, që doli e para, fitoi ndaj Kosovës në gjysmëfinale dhe më pas në finale triumfoi ndaj Gjeorgjisë duke fituar biletën për në Europian). Po për në Botëror, si është lidhja e këtij kompeticioni?

LIGA E KOMBEVE DHE BOTËRORI

Gjëja e parë që Shqipëria përfiton nga vendi i parë në Grupin C4 në lidhje me Botërorin, është se ngjitet një vazo më lart për shortin e datës shtatë dhjetor. Shqipëria tashmë do të jetë në vazon e tretë, duke qenë se pritet që të fitojë pikë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, çka e katapulton në një vazo më lart.https://zeri.info/inarticle.html

Ky edicion i dytë i Ligës së Kombeve ishte si parapritë e Botërorit “Katar 2022”. Mirëpo, për të thënë se si është lidhja e Ligës së Kombeve me Botërorin, duhet përmendur fillimisht edicioni kualifikues tradicional i “Katar 2022”. Për këtë, do të hidhet shorti në 7 dhjetor dhe do të përcaktohen dhjetë grupet. Në Botëror, kualifikohen automatikisht 10 vendet e para. Për vendet e dyta, ka kalim në fazën “play off”. Duke qenë se Botërori ofron 13 bileta për skuadrat europiane, atëherë veçmas 10 vendeve të para dhe pesë (nga dhjetë vendet e dyta që përballen mes tyre) do të shtohen në këtë “play off” edhe dy vendet më të mira të Ligës së Kombeve, përcaktuar nga renditja e përgjithshme e këtij kompeticioni që i rreshton ekipet në bazë të sistemit të pikëzimit.

Pra, thënë më shkurt, Liga e Kombeve që sapo përfundoi fazën e grupeve me Shqipërinë si fituese të Grupit C4, çon vetëm dy kombëtare në fazën “play off” për Botërorin “Katar 2022”.

RREGULLI SPECIFIK 

Si përcaktohen dy vendet më të mira të këtij edicioni të Ligës së Kombeve? A ka shanse Shqipëria që të jetë mes këtyre dy vendeve? Teorikisht, çdo skuadër që më së paku ka fituar grupin, njësoj si Shqipëria, ka shanse për të shpresuar. Realisht? Shqipërisë i duhet një mrekulli për të përfituar “play off”-in e “Katar 2022” vetëm nga ky rezultat i marrë në Ligën e Kombeve.

Në bazë të rregullit, këto dy vende që çon Liga e Kombeve në “play off”, nuk duhet të jenë nga ato dhjetë vendet e para në kualifikueset tradicionale të Botërorit “Katar 2022”. Gjithashtu, këto dy vende më të mira në renditjen e Ligës së Kombeve për këtë edicion nuk duhet të jenë as mes dhjetë vendeve të dyta në kualifikueset e Botërorit.

Duke përjashtuar këto 20 skuadra, dy vendet e renditura fill poshtë tyre në renditjen e përgjithshme të Ligës së Kombeve, do të shkojnë nga Liga e Kombeve në “play off”-in e Botërorit “Katar 2022”. /Panorama

scroll to top