Turqia refuzon kërkesën e Rusisë për dëmshpërblim

Ankaraja deklaroi se kërkesa e Moskës zyrtare për dëmshpërblim në lidhje me rrëzimin e avionit rus nga gjuajtësit turq tip F-16, pasi dhunoi hapësirën ajrore turke më 24 nëntor, është “e papranueshme”.

Zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Tanju Bilgiç, iu përgjigj në konferencë shtypi kërkesës së zv/ministrit rus të Punëve të Jashtme, Alexei Meshkov, për “dëmshpërblim dhe garanci nga Turqia për mospërsëritjen e incidentit të rrëzimit të avionit”.
Tanju Bilgiç tha se është e pamundur që të përmbushen pikat e kërkuara nga Moska.
“Nëse Rusia garanton se nuk do të dhunojë më hapësirën tonë ajrore, atëherë nuk përballet më kurrë me një ngjarje të tillë”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

scroll to top