Tusk: Do e sigurojmë kufirin Maqedoni-Greqi me polici europiane

Unionin Evropian punon ne ate per te siguruar kufijte e jashtem ne Greqi dhe te kufirit me Maqedoninë, si dhe te vendosen forca e policise Evropiane “Fronteks” e cila duhet ti regjistroje migarantet dhe te bej skrining. Kjo mase do duhet ta zvogeloje fluksin e migranteve ne Serbi.

Kete e deshmoi kryetari i Keshillit Evropian Donald Tusk sonte ne Beograd, ku kishte takim me kryeministrin Aleksandar Vuciq, transmeton Zhurnal.

Vuciq nga ana tjeter, i tregoi Tusk se nese Sllovenija, Kroacia dhe Hungaria nuk pranojne migrant ekonomik, nje gje te tille nuk do e bej as Serbia.
Serbia nuk ka ngritur murr rrethues me tela ne kufirin e saj, dhe nuk ka per ta bere ate, theksoi Vuciq, por edhe shtoi se Serbia ka mundesi dhe fuqi ti mbroje interest e saj.

Vuciq tha poashtu se sonte dhe gjate dites ka folur me qeveritaret ne Maqedoni per t’u gjetur zgjidhje.
Takimi i Tusk me funksionaret e larte Serb eshte fillimi i vizites se tij ne shtetet ballkanike per arrsye te situates dramatike me krizen e migranteve me te cvilen ballafaqohet Ballkani.

Nga Beogrdai Tusk ka udhetuar sonte per ne Tirane, kurse neser pasdite duhet te vij edhe ne Maqedoni, ku nikoqir i tij do jet Presidenti Gjorge Ivanov.
Me heret Ivanov pati theksuar se Maqedonia nuk do lejoje te ndertohen kampe per migrantet dhe se Maqedonia mund te mbaje rreth dy mije migrantë.

scroll to top