Tusk: Refugjatët të mbahen në paraburgim para hyrjes në BE

Refugjatët që vijnë në Evropë duhet të mbahen në qendrat e paraburgimit për 18 muaj para se të hyjnë në BE, në mënyrë që të shmanget rrezikshmëria që ata paraqesin, ka thënë Donald Tusk.
“Nëse doni t’i monitoroni emigrantët dhe refugjatët, duhet bërë pak më shumë se sa një minutë e marrjes së gjurmëve të gishtave. Me të drejtën ndërkombëtare, si dhe me të drejtën evropiane, ne duhet të vendosim brenda 18 muajve pasi të sigurohemi që i kemi kryer të gjitha procedurat kontrolluese”, tha Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk në një intervistë për “The Guardian”.
Sipas “The Guardian”, Tusk tha se kontrollet e tilla do ta zvogëlonin gatishmërinë e refugjatëve dhe emigrantëve për t`u nisur drejt kësaj rruge që nuk do të ishte dhe aq e lehtë. “Sot qasja në Evropë është thjesht shumë e lehtë”, tha ish kryeministri polak.
scroll to top