Twerk mbi arkivol, rituali i pazakontë gjatë ceremonisë mortore

545454545454.jpg

Një video 24 sekondëshe është parë nga më shumë se 10 milionë njerëz në të gjithë botën. Një vajzë e re po bën kërcëmin twerk mbi arkivolin e të dashurit të saj. Kjo video është filmuar në provincën Manabi të Ekuadorit.

Në pamje shihet se si kjo vajzë e veshur me pantallona xhins dhe bluzë të zezë, kërcen twerk mbi arkivolin e të dashurit, teksa një turmë njerëzish po brohorasin.

Në fakt, sipas gazetave vendase, ky është një ritual i banorëve të kësaj zone. I dashuri i vajzës të cilit iu dha lamtumira e fundit, ishte një tregtar i njohur në zonë. 35-vjeçari u vra gjatë një sulmi me thika.

Në internet, pikëpamjet janë të ndryshme rreth këtij rituali të pazakontë. Disa e mbështesin mënyrën se si kjo vajzë zgjodhi t’i jepte lamtumirën e fundit të dashurit të saj, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë një sjellje të pahijshme. /tvklan.al

scroll to top