Twitter i shpall “luftë” Instagramit

Rrjeti social, Twitter, shpall luftë ndaj Instagram, për prezantimin e fotografive më të mëdha. Përdoruesit e Twitterit në versionin e destop, mund të shohin fotografitë e plota dhe nuk kanë nevojë për t’i klikuar që të hapen tërësisht.

Ndër të tjera përdirtësimi i fundit në Twitterit përfshin dhe disa opsione të reja për fokusim në disa fotografi. Kjo nënkupton që në rast se postohen disa fotografi përnjëherë, përdoruesi ka mundësi të zgjedhë cila të ketë fokus më të madh në postim.

Nuk dihet akoma kur ndryshimi në postimin e fotografive të paprera do të vijë te telefonat.

scroll to top