U anuluan disa fluturime në Maqedoninë e Veriut

AEROPLANIII.jpg

Disa fluturime dhe arritje janë anuluar në aeroportin e Ohrit “Apostull Pali”, për shkak të mjegullës së madhe që ka kapluar vendin tonë.

Që në orët e para të mëngjesit, arritja e fluturimit nga Vjena u anulua, sikurse u anulua edhe fluturimi për në Vjenë.

Njëjtë edhe dje fluturimi për në Dortmund nga Ohri u anulua, prandaj “TAV aeroporte” këshillon qytetarët të jenë në rrjedha më shumë me informacionet në faqen zyrtare.

Sot, si zgjidhje alternative për këta fluturimet u organizua nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

scroll to top