Udhëtim falas shpërblyes për studentët me mesatare mbi 9,5

Shteti do t’iu sigurojë udhëtim falas me aeroplan në Paris, Venecia ose Barcelonë studentëve të cilët studiojnë në tre universitetet e para të renditura në Republikën e Maqedonisë, në pajtim me listën që e bën Universiteti i Shangait dhe kanë mesatare mbi 9,5.

Kryeministri Nikolla Gruevski sqaroi se masa për studentët, udhëtim i shpërblyer për të gjithë ata të cilët kanë mesatare të lartë do të realizohet nga viti i ardhshëm. Do të ketë dy grupe në vit, njëri në maj-qershor, ndërsa i dyti në shtator, më së voni në fillim të tetorit.

Paralajmëroi se masa fillon nga viti i ardhshëm për të gjithë studentët, të tre universiteteve të renditura në Republikën e Maqedonisë, në pajtim me listën që e bën Universiteti i Shangait, në çdo vit të dytë.

Studentët e Maqedonisë do të kenë mundësi të vizitojnë tre destinacione për të cilat, siç tha, vlerësuam se janë ndër më atraktivet për udhëtim të të rinjve, Paris, Venecia dhe Barcelonë.

scroll to top