UEFA shpall 11 e parë të Ligës së Kampionëve

UEFA e ka shpallur formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Është interesant fakti se në mesin e 11-të futbollistëve të përzgjedhur nga UEFA, mungojnë shumë yje të futbollit, ku pa dyshim vërehet mos përfshirja e asnjë futbollisti të Barcelonës, që është kampione në fuqi e Evropës. Ndërsa, Juventusi, që ishte finalist i vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve përfaqësohet vetëm me mbrojtësin Andrea Barzagli.
11-shja më e mirë e fazës së grupeve në “Champions” sipas UEFA-s është kjo: Trapp, Barzagli, Silva, Godin, Alaba, Kums, Willian, Sterling, Muller, Hulk dhe Ronaldo.

20151215135715494620

scroll to top