Ulje e dënimit të vrasësit të Almirit, sot protesta në Urën e Gurit

almir-640x331-890x395_c.jpg

Prokuroria Republikane në lidhje me rastin e Almir Aliut, katëvjeçarit nga Kumanova, kanë vendosur për rikualifikimin e lëndës, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Në lidhje me këtë vendim të mundshëm të prokurorëve publik, në rrjetin socila fejsbuk është publikuar njoftimi dhe krijuar “Eventi” (ngjarja) ku bëhet thirrje për protestë qytetare, njofton Portalb.mk,transmeton/ilirianews.mk/

Protesta do të mbahet sot, më 22 janar, me fillim prej ora 14:00 në Urën e Gurit në Shkup.

“Shprehim dënimin më të ashpër për tentimet për rikualifikimin e veprës penale nga “vrasje” në “aksident trafiku” me pasoja vdekje, në rastin për vrasjen e djaloshit të pafajshëm, Almirit.

Nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë dhe nga prokurorët publikë si bartës të funksioneve, kërkojmë ta kryejnë funksionin e tyre në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, dhe të marrin vendim në pajtim me ligjin dhe drejtësinë, gjegjësisht, të mos e rikualifikojnë veprën në rastin e vrasjes së Almirit.

Nuk duam që edhe ky rast të jetë një nga ato, në të cilat do të konstatojmë ekzistimin e drejtësisë selektive! Shpresojmë që më në fund, drejtësia do të nis të funksionojë në Republikën e Maqedonisë, dhe do të respektohen normat ligjore”, qëndron arsyetimi i organizatorëve të protestës.

Përndryshe, vendimi i rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut vjen pas përplasjeve të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është diskutuar për këtë rast. Sipas informatave të deritashme thuhet se prokurorët në lidhje me rastin e Almir Aliut janë ndarë në baza etnike. Pala shqiptare kërkojnë që i akuzuari Boban Iliq të gjykohet nën veprën penale “vrasje”, ndërsa pala maqedonase kërkon rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, që parashikon të paktën 4 vjet burg.

Por, në situatën e mospajtimeve të thella, prokurorët shqiptarë janë mbivotuar nga prokurorët maqedonas.

Ndryshe, më 1 korrik u bën një vit që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për tu varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor.

scroll to top