UNDP: Maqedonia në kategorinë e vendeve me zhvillim të lartë njerëzor

Maqedonia është klasifikuar në vendin e 81-të prej 188 vendeve në Raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2015, në Program për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe është vendosur në kategorinë e vendeve me “zhvillim të lartë njerëzor”.
Mes përfitimeve më të mëdha janë rritja e jetëgjatësisë prej 6,8 vjet krahasuar me vitin 1980 dhe rritja e numrit mesatar të viteve të shkollimit për 1,1 vjet. Si përfitim është theksuar edhe rritja e BPV-së për kokë banori që është pothuajse 24,7 për qind i rritur në krahasim me vitin 1990.

Nga vendet në rajon Sllovenia gjendet në vendin e 25-të, Greqia në vendin e 29-të, Kroacia në vendin e 47-të, Mali i Zi në vendin e 49-të, Bullgaria në vendin e 59-të, Serbia në vendin e 66-të, Bosnja e Hercegovina në vendin e 87-të dhe Shqipëria në vendin e 89-të.

Në vitin 2015, në krye të listës janë Norvegjia, Australia, Zvicra, Danimarka dhe Holanda, ndërsa anë fund janë Nigeri, Republika Qendrore Afrikane, Eritrea, Çadi dhe Burundi.

Në Raport vendet vlerësohen në pajtim me indeksin që i kombinon masat për të ardhurat për kokë banori dhe arritjet shëndetësore dje arsimore.

Në Raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2015, apelohet deri te qeveritë të veprojnë menjëherë që askush të mos përjashtohet nga bota e punës e cila shpejt ndryshon.

-Raporti i inkurajon qeveritë t’i marrin parasysh llojet e ndryshme të punës, siç janë trajtimi i papaguar, puna vullnetare dapo kreative që gjithashtu janë të rëndësishme për zhvillimin njerëzor. Përfitimet nga puna vërtet do të mund të shfrytëzohen për zhvillim të qëndrueshëm, vetëm nëse e kemi parasysh pasqyrën më të madhe, thuhet në raport.

Theksohet se me rezultate më të mira në shëndetësi dhe arsim dhe uljen e varfërisë ekstreme, dy miliardë njerëz janë nxjerrë nga nivelet e ulëta të zhvillimit njerëzor në 25 vitet e fundit, thuhet në raport. Që të ruhen këto përfitime dhe të stimulohet progresi i mëtejshëm, nevojitet të kushtohet kujdes më i madh ndaj konceptit të punës së denjë.

-Nevojiten politika të reja që t’u ndihmohet 830 milionë ‘të punësuarve të varfër’ të cilët jetojnë me 2 dollarë në ditë, 200 milionë njerëz, përfshirë 74 milionë të rinj, të cilët janë të papunë dhe 21 milionë të cilët për momentin janë në punë të obligueshme, qëndron në raportin e UNDP-së.

scroll to top