Unitedi s’di të ndalet, shkëlqen Pogba

Manchester Unitedi i ka rrëmbyer pikët e plota në udhëtim te Fulhami, duke triumfuar 0-3

“Djajtë e Kuq” të Ole Gunnar Solskjær, e kanë seriozisht. Trajneri i Unitedit tha dje se “duam trofe, kam skuadër për trofe” dhe duket se gjithçka deri më tani po shkon siç duhet.

Në xhiron e 26 në Premierligë, Unitedi pa shumë probleme ka arritur t’i rrëmbejë tri pikë në udhëtim te Fulhami, në një ndeshje ku shkëlqeu Paul Pogba.

Pogba realizoi golin e parë, për 1-0 në minutën e 14’ dhe atë të fundit, për 3-0, në minutën e 65’, këtë të fundit e realizoi nga penalltia.

Kurse golin tjetër e shënoi Anthony Martial, në minutën e 23’.

Skuadra e Solskjær ende s’di për humbje, sinjal se me të vërtetë mund të arrijnë diçka këtë sezon.

Pas kësaj fitore, ata kanë shkuar në kuotën e 51 pikëve dhe gjendet në pozitën e katërt.

scroll to top