Slider

Urdhëri i Bajden është paralajmërim të mos bllokohen proceset në Ballkan, BE-ja më e butë

Me Urdhrin ekzekutiv të presidentit të SHBA-së, Xho Bajden dje u zgjerua shtrirja e masave të jashtëzakonshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor, që përfshin edhe ngrirje të pronës dhe ndalesë për hyrje në SHBA të personave të cilët punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe zbatimi I tyre dhe I minojnë paqen dhe bashkëpunimin rajonal, Urdhri I Bajdenit për sanksione shkaktoi reagime në skenën politike vendore dhe ndërkombëtare, me interpretim të porosive të drejtuara përmes këtij veprimi.

Me Urdhrin parashihet sanksionim I cilit do person për të cilin Ministria e Financave e SHBA-së, në konsultim me Departamentin e Shtetit, do të konstatojë se është “përgjejgës apo pejsëmarrës, drejtpërdrejtë apo jo drejtpërdrejtë I përfshirë në aktivitete apo politika që I rrezikojnë paqen, sigurinë, stabilitetin” apo integritetin territorial të cilit do rajon apo shtet në Ballkanin Perëndimor dhe I minon proceset demokratike dhe institucionet në rajon”.

“Bëhet fjalë për persona të cilët, janë përgjegjës apo pjesëmarrës direkt apo indirekt, në prishje apo në aktivitet që e pengon apo është kërcënim për implementim të çdo sigurie rajonale, paqësore apo marrëveshje për bashkëpunim apo marrëveshje kornizë lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke i përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018, Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001, Rezolutën 1244 të KB-së, Marrëveshjen e Dejtonit, konkluzionrt e Këshillit për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në dhjetor të vitit 1995, duke i përfshirë edhe vendimet apo konluzionet të përfaqësuesit të lartë, Këshillit për Zbatimin e Paqes apo këshillin e tij drejtues, Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë apo lidhur me ish Jugosllavinë, Mekanizmin për tribunale penale”, theksohet mes tjerash në urdhër.

Më masat ndëshkuese do të përfshiheshin edhe persona që janë përgjegjës për “shkelje serioze të të drejtave të njeriut” të përfshirë në korrupsion në rajon përfshirë edhe shpërdorim të mjeteve publike, tjetërsim të pronës private për interes personal ose për qëllime politike apo mitë”.

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, ajo rregullore mundëson edhe sanksionimin e aktorëve të përfshirë në “shkeljet ose aktivitetet që parandalojnë ose rrezikojnë zbatimin e çfarëdo marrëveshje për siguri rajonale, paqe, bashkëpunim ose njohje reciproke, kornizë ose mekanizëm lidhur me Ballkanin Perëndimor”.

Personat të cilat përmbushin një apo më shumë nga këto kritere u ndalohet hyrja në SHBA, sepse kjo është në kundërshtim me interesat amerikane.

“Ndalesat nga ky Urdhër përfshijnë dhënie të çfarëdo lloj donacionesh apo sigurim të mjeteve, të mirave apo shërbimeve për apo në dobi të cilit do person, prona de interesat e të cilit janë bllokuar sipas këtij urdhri dhe pranim I çfarëdo lloj donacionesh apo sigurim të mjeteve, mallrave apo shërbimeve nga cili do person I tillë”, qëndron në Urdhrin.

Nga BE-ja, ndërkaq nuk e komentojnë vendimin e Bajdenit dhe theksuan se nuk planifikojnë sanksione të ngjashme .

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Petar Stano, zëdhënës për politikë të jashtme në Komisionin evropian, u përgjigj se Brukseli nuk i komenton vendimet e SHBA-së dhe theksoi se BE-ja ka angazhime të veta në Ballkanin Perëndimor, si “diskutimi i fuqishëm” i fundit në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së dhe vendimi që rregullisht të mbahen darka joformale me liderët e vendeve të rajonit.

“Angazhimi ynë është i fuqishëm, por sanksionet e mundshme nuk janë në rend dite, ajo që duhet të thuhet është se secili vendim i regjimit të sanksioneve është çështje unanime ndërmjet vendeve anëtare të BE-së dhe nëse vendet anëtare pajtohen për regjim të sanksioneve do të procesohet, por tema nuk është në rend dite”, deklaroi Peter Stano.

Vesela Çerneva, zëvendësdrejtoreshë e thin-tankut me ndikim – Këshillit evropian për marrëdhënie të jashtme, në intervistë për Mediapull theksoi se sanksionet e Uashingtonit sipas ligjit global “Magnitski” janë paralajmërim I drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan Xho Bajden drejtuar liderëve grykës dhe të pandërgjegjshëm të Ballkanit se korrupsioni është çështje kyçe që duhet të zgjidhet.

Kumtim I I Bajdenit lidhur me vendet nga Ballkani perëndimor, komentoi Çerneva, është shumë më I përgjithshëm, nuk përmban emra dhe kompani specifike – por paralajmëroi ajo, me siguri do ta mjegullojë grykësinë dhe pakujdesin e disa liderëve ballkanikë.

Para disa javëve, përkujton Perneva, ishim dëshmitarë të vendosjes së sanksioneve kundër ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Në rajonin e Ballkanit ka shumë prijës me reputacion të dyshimtë, ndërsa në shumë vende korrupsioni është ind lidhës I qeverisë”, theksoi Çerneva.

Nga Qeveria e vlerësuan urdhrin e Bajdenit si porosi për të gjithë që I bllokojnë proceset, por edhe inkurajim dhe motivim.

“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit me të vërtetë po shkatërron shoqëritë demokratike dhe kjo është arsyeja pse kur SHBA-ja, demokracia më e përsosur për të gjithë, na dërgon këtë mesazh të qartë, ky është një mesazh serioz inkurajimi. Përkundër inkurajimit, është një motiv shtesë që ne jemi në rrugën e duhur, se kjo është rruga përgjatë së cilës e gjithë bota demokratike pret të zhvillohet e ardhmja për të gjitha vendet, përfshirë vendin tonë demokratik, republikën tonë”, deklaroi dje kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Sipas Zaevit, porosia është vërtetim më I madh për vlerat për të cilat angazhohet kjo Qeveri.

“Nuk është vetëm ndërtimi i miqësisë, arritja e paqes dhe stabilitetit në rajon, përmes dialogut dhe diplomacisë, arritja e të gjitha këtyre marrëveshjeve që ne arritëm së pari së brendshmi ndryshe etnikisht të vendosura, pastaj me Bullgarinë, Greqinë, etj., por gjithashtu edhe më herët si Marrëveshja kornizë e Ohrit”, tha Zaev.

Dhe në rrethana të tilla, shtoi ai, me të vërtetë është dërguar një mesazh një grup mohuesish, ryshfetësh, bllokuesish dhe të ngjashme, në vend që kjo është një punë shumë më serioze që dikush të mund të bëjë politikë mbi baza jo të shëndetshme.

Zëvendëskryeminsitri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski, ndërkaq vlerësoi se urdhri I Bajdenit është porosi për të gjithë ata që I kanë bllokuar apo dëshirojnë t’I bllokojnë proceset në shtet.

“Ende në hollësi nuk e kemi parë këtë document, megjithatë, mund të potencoj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut fuqishëm vendosën të qëndrojnë edhe prapa Marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës dhe ato janë themelet e kësaj rruge të re, të kësaj shoqërie modern e transformuar sipas modelit evropian me marrëdhënie stabile ndëretnike, e orientuar drejt përparimit, zhvillimit, integrimeve. Mendoj se kjo është porosi për të gjithë ata të cilët I bllokojnë apo dëshirojnë t’I bllokojnë dhe frenojnë të gjitha proceset në shtet”, tha Nikollovski në përgjigje të pyetjes për të komentuar Urdhrin ekzekutiv të Bajdenit në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Paralajmërimet për sanksione I komentuan edhe nga Aleanca për shqiptarët, VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta.

“VMRO-DPMNE para së gjithash e njeh vullnetin e qytetarëve, atë që populli disa here e ka thënë dhe ne do të veprojmë, nëd rejtim të asaj që është interes strategjik I qytetarëve tanë dhe këtu ne do ta kahëzojmë veprimin tonël siç thashë në pajtim me vullnetin e popullit tashmë të prëcaktuar në referendum që iu mbajt në vitin 2018”, tha në përgjigje të gazetarëve Timço Mucunski, sekretar ndërkombëtar I VMRO-DPMNE-së.

Nga E Majta theksuan se “urdhri është pjesë e politikës së jashtme imperialiste të SHBA-së e cila operon me presion, sanksione, kërcënime dhe intervenime ushtarake – politikë të dhunës”.

Sipas Aleancës së shqiptarëve, Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës për ta janë të pakonte4stuehsme, ndërsa qëllim primar I këtij urdhri janë sanksionet kundër individëve të cilët janë përgjegjës për korrupsion.

“Përshëndesim urdhrin ekzekutiv te presidentit të Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Joe Biden me të cilin i jep kompetenca të gjera departamentit të Thesarit në konsultim me sekretarin e shtetit. Ky urdhër i departamentit autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që janë përgjegjës për korrupsion në rajon, që janë përfshire në përvetësime fondesh publike, tjetërsim pronash private për përfitime personale apo politike ose të përfshirë në ryshfete. Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi i saj është seriozisht e interesuar për të pastruar skenën politike nga elemente të këtilla të cilat bëhen pengesë e zhvillimit të RMV-së në të gjitha dimensionet si dhe rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian”, qëndron në reagimin e ASH-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button