Ushtria amerikane në Ramadi ka vrarë 350 luftëtarë të Shtetit Islamik

Zëdhënësi i komandës ushtarake amerikane në Bagdad, Stiv Uoern në konferencë për shtyp në pentagon deklaroi se në Ramadi ka pasur midis 600 dhe 1.000 luftëtarë të Shtetit Islamik. Xhihadistët e ndërmorën këtë qytet irakian në muajin maj.
Në një konferencë të ndarë për shtyp ministri amerikan i Mbrojtjes, Eshton Karter deklaroi se përparimi i forcave të Qeverisë irakiane në pushtimin e sërishëm të këtij qyteti vijon “në mënyrë të ngadalshme dëshpëruese”.
“Jam i bindur se qyteti do të bjerë dhe ne do të ndihmojmë për këtë”, tha Karter, duke menduar për Ramadin.
Karter theksoi se nëse këtë e kërkon Qeveria irakiane, SHBA-ja është e gatshme të ofrojë edhe helikopterë ushtarakë “apaçi”.
Uoren më vonë tha se “apaçit janë të përgatitur”, nëse Uashingtoni dhe Bagdadi “japin dritë të gjelbër”, transmetuan mediat amerikane.
scroll to top