Valverde befason me mbrojtjen kundër Valencias

valverde.jpg

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është në hall të madh për ndeshjen e kthimit të Copa del Rey ndaj Valencias
Gerard Pique dhe Thomas Vermaelen janë të lënduar, ndërsa Yerry Mina nuk e ka fituar ende besimin e trajnerit Ernesto valverde.

Kështu Barcelona për ndeshjen ndaj Valencias në gjysmëfinalen e dytë të Copa del Rey, ka të gatshëm vetëm qendërmbrojtësin francez, Samuel Umtiti.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, në krah të francezit do të luajë mesfushori defensivë Sergio Busquets, që ishte provuar edhe më herët në atë pozitë.

Alternativë tjetër mbetet edhe mbrojtësi i majtë francez, Lucas Digne./Express/

scroll to top