Valverde: Messi do të luajë kundër Athletic Bilbaos, nëse është gati

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka zbuluar se ylli argjentinas i skuadrës së tij, Lionel Messi, mund të luajë në ndeshjen e së dielës kundër Athletic Bilbaos, nëse ai ndihet se është shëruar plotësisht nga lëndimi i tij.

Barcelona do të ndeshet me Atheltic Bilbaon nesër në orën 20:45. Trajneri Valverde mund ta ketë të pamundur të kërkojë ndihmë nga argjentinasi, i cili është i lënduar, transmeton Gazeta Express.

“Si gjithmonë, ne duhet të presim për ta marrë një vendim. Ne nuk deshëm të rrezikojmë atë në ndeshjen e fundit dhe jemi në një situatë të ngjashme edhe për ndeshjen e radhës”, ka thënë Valverde.

“Ai është në rregull, por ne duhet të presim për ta marrë një vendim. Nëse ai ndihet 100 për qind i shëruar, do të luajë. Nëse jo, ne duhet ta marrim një vendim”.

Në minutën e 70-të të ndeshjes kundër Valencias, një javë më parë, pasi e shënoi golin e barazimit, Messi bëri që të mbizotërojë heshtja në Camp Nou, pasi që një përplasje me Antonio Laton e la atë të lënduar.

Megjithatë, pas një trajtimi nga mjekët e klubit, argjentinasi u kthye në fushën e lojës, gjë që u mirëprit nga tifozët e pranishëm në stadium. Por, Messi nuk luajti me të njëjtin intensitet në pjesën e mbetur të lojës dhe nuk e bëri asnjë vrapim të shpejtë.

Argjentinasi luajti në pjesën e dytë në ndeshjen e mesjavës, kundër Real Madridit, mirëpo trajneri nuk do ta rrezikojë atë sepse e ka në mendje ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Lyonit.

scroll to top