Vanhoute zbulon se po udhëhiqen bisedime të fshehta

Ndërmjetësuesi belg, Piter Vanhoute, që mori pjesë në bisedimet për dalje nga kriza politike në vend, sot në rrjetet sociale zbuloi se po udhëhiqen bisedime të fshehta, transmeton TetovaSot. “Politika dhe arti i bisedimeve të fshehta. Heshtni. Po bisedojmë, por mos i tregoni qytetarëve, sa më pak që dinë aq më mirë”, shkroi Vanhoute. Ai e komentoi edhe mënyrën e udhëheqjes së bisedimeve. “Kushtet e mia janë të thjeshta: premtoni se do të më falni dhe se do t`i plotësoni të gjitha kërkesat e mia. Tani nënshkruani këtu”, shkroi Vanhoute.

scroll to top