Vasko Eftov thotë se Zaev kërkon alibi për dështimin në zgjedhjet e ardhëshme

Gazetari Eftov deklaratën skandaloze të Zaevit e komenton si aksidentale me qëllim që të sigurojë alibi për dështimin e partisë së tij që do të pësojë në zgjedhjet e ardhëshme.

‘’Nëse thuhet se mediat më të mëdha në vend janë rivali më i madh politik i Zaevit kjo do të thotë sipas meje tre punë, si fillim po kërkohet alibi për një dështim të mundëshëm dhe do të shohim nëse do ketë zgjedhje sepse sipas meje kjo në një farë mënyrë sjell problem për zgjedhjet e 24 prillit. Si problematikë e dyre nëse rival më i madh nuk është VMRO por mediat, kjo do të thotë se LSDM pranon që të jetë partner pakicë në qeveri dhe e treta nëse mediat janë rival i tyre si mund të sqarojnë se simpatizantët e tyre dhe votuesit dhjetë herë i shohin ato media se sa ato që i përkrahin’’, ka thënë Eftov.

scroll to top