Vdekja e të riut/ Reagon deputeti Grubi

artan.jpg

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike të të riut pas përleshjes së disa ditëve më parë.

Ja reagimi i Grubit:

“Ngushëllime famijes dhe miqve të të riut që sot humbi jetën pas përleshjes fizike para ca ditësh.

Më vjen keq që një tragjedi kaq e rëndë rinore abuzohet në mënyrë kanibaliste nga shumë njerëz në rrjete sociale që nxisin reagime histerike dhe lajme të rreme rreth motiveve prapa këtij rasti.
As politika, as etnia, e aq më pak unë ose BDI kanë lidhje me këtë rast tragjik.
Mos ia vrani familjes të riun për së dyti për nevojat e juaja poltike, leni drejtësinë ta thotë fjalën e vet.”
.

scroll to top