Vdes i aksidentuari 21 vjeçar në Drenas

Në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e së hënës në mes të një veture dhe autobusi në Zabel të Ulët të Drenasit, ka ndërruar jetë 21 vjeçari me iniciale G.D.

Zyrtari për informim të QKUK-së, Basri Lenjani në një prononcim për lajmi.net ka thënë se në këtë klinikë në orët e hershme janë sjellë dhjetëra persona të lenuar nga aksidenti i ndodhur sot në Drenas.

Sipas tij janë ndërmarrë të gjitha masat, por viktima nuk ka mundur t’i shpëtojë lëndimeve të marra.

Ndërsa për të aksidentuarit e tjerë, Lenjani ka thënë se janë jashtë rrezikut për jete dhe se po vazhdojnë të trajtohen ne QKUK.

Policia ka bërë të ditur se në këtë aksident janë lënduar 14 persona.

Ajo ka bërë të ditur se pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, është  shqiptuar masa e arrestit për 48 orë, për ngasësin e autobusit.

scroll to top